Zjarr te Tregu i Gjelbër në kryeqytet, policia jep detaje për dëmet

Si pasojë e një incidenti, zjarri ka kapluar Tregun e Gjelbër në kryeqytet orëve të vona të mbrëmjes të enjten.

Nga Policia e Kosovës i kanë thënë gazetës online Reporteri.net se zjarri u raportua të ketë ndodhur rreth orës 22:00.

Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbërt në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo edhe:  Mashtruan për peshën e bukës, Inspektorati gjobitë tetë furra