Raporton në polici për kuletën e humbur, aty takohet me qytetarin që ia kishte gjetur

Mbrëmë një qytetar në Pejë e kishte humbur kuletën e tij, brenda së cilës i kishte pasur 600 euro.

Lidhur me këtë ai kishte shkuar t’i njoftojë organet e rendit në stacionin policor në këtë qytet, dhe derisa ishte duke e raportuar rastin, bëhet e ditur se aty ishte paraqitur qytetari i cili e kishte gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e kishte sjellë nё polici.

Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte aty i janë kthyer qytetarit (vikimёs).

Policia e Kosovës apelon te qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.

Lexo edhe:  “Naim Tërnava në emër të BIK-ut i dha UÇK-së 83 mijë marka”, ish deputeti i PDK-së publikon dokumentin