Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në rastin vjedhje e rëndë në Gjakovë

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti dyshohej për veprën ‘Vjedhje e rëndë”.

Siç thuhet në një komunikatë të dërguar nga Policia e Kosovës, një burrë në Gjakovë para disa ditësh kishte raportuar se disa persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij, aty ku edhe kishin vjedhur dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, si dhe disa stoli të arit.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizimen (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: Xh. TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 22.05.2023 kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

“Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar
rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’, përfundon komunikata.

Lexo edhe:  Pamje shokuese në Klinë, tre persona e rrahin dhe e fusin më zor në makinë një të ri