Kurti falënderues për durimin e qytetarëve: Tash me letërnjoftime të Kosovës mund ta kaloni pa pengesa kufirin me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish pas arritjes së marrëveshjes për njohjen e dokumenteve identifikuese me shtetin e Serbisë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se tashmë qytetarët me dokumente identifikimi të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

Sipas tij, njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Tutje kryeministri ka falënderuar ndërmjetësuesit e marrëveshjes, Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, si dhe të gjithë qytetarët për durimin në javët e fundit.

Lexo edhe:  Aksidentohen dy vetura dhe një traktor në Rahovec, lëndohen tre persona