Tragjedi në Gjakovë: Fëmijën 7-vjeçar e zë rryma, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Xheladin Nushi”, në Gjakovë, ku si pasojë e energjisë elektrike, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, kur fëmija ka rënë në kontakt me rrymën, pasi ka prekur bojlerin, në banjon e shtëpisë.

Ky rast ka tronditur familjen, e cila menjëherë e ka dërguar vogëlushin në spitalin rajonal “Isa Grezfa”, ku përkundër intervenimeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë, fëmija ka humbur jetën.

Burimet kanë bërë me dije për Sinjalin se Policia dhe Prokuroria janë vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Lexo edhe:  Aksident në Klinë, tre të lënduar përfshirë një fëmijë