“Zani mos t’nihet. E ke shkelë policin, majmun” – “M’keni sha e m’keni rreh” – Përplasja e policisë me qytetarin pas aksidentit në trafik

Video e arrestimit të një qytetari sonte në Prishtinë pas një fjalosje me zyrtarët policor, ku paraprakisht dyshohet se ka shkelur policin me skuter, është bërë virale në rrjetet sociale.

Veriu.info mëson se qytetari i arrestuar E.K. me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se E.K. ka nënshtetësi holandeze dhe i njëjti dyshohet se para pak kohësh ka ushtruar edhe dhunë në familje.

Siç mëson Veriu.info nga burime prej prokurorisë, prindi i të arrestuarit ka deklaruar se djali i tij pa probleme emocionale dhe mendore.

Ndryshe, gjatë arrsstimit të të dyshuarit dëgjohet polici duke thënë: ”Zani mos të nihet”, përderisa i arrestuari i kthen: ”Çka të kam bo o vlla” – kurse zyrtari policor i përgjigjet tutje: ”A e shkele policin?”.

https://fb.watch/f2FuRXP9nt/

Lexo edhe:  Qalaj: Kam informata se presidentja e ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve