Kapen mbi katër kilogramë substanca narkotikë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Policia e Kosovës ka sekuestruar dje mbi katër kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, në objektin e ish-Kominatit Trepça.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.

“Ish objekti i Kombinatit Trepça, Trepçë 30.06.2023 – 15:00. Njësia e DHTN ka pranuar informatën se në ish e objektin e lartcekur në një dhomë gjenden katër qese të mbështjella me ngjitës. Në atë lokacion policia ka hasur në dy paketime që dyshohet se janë substanca narkotike e llojit marihuanë. Substanca e dyshuar është konfiskuar dhe pesha e saj është 4436 gramë. Për momentin nuk ka te dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  “I tha ‘Ik’, por ajo bëri rezistencë”, flet vjehrri i 33-vjeçares që dyshohet se u vra nga grabitësit