Rrahje e therje me thikë në lokalin “Trio Caffe” në Prishtinë, dy persona përfundojnë në pranga

Të premten në mesditë ka ndodhur një incident në lokalin “Trio Caffe” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një përleshje.

Njëri prej tyre është edhe i dyshuar për rastin dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se fillimisht i dyshuari B.Bllaca ka sulmuar fizikisht një të mitur, për motive akoma të panjohura.

E më pas, prindi i fëmijës M.Zeqiri i revoltuar është hedhur në sulm, duke e goditur të dyshuarin me një mjet të mprehtë, thikë.

Për pasojë, dy palët kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot