“Nanën ia q* krejt Policisë se shpirtin n’fyt ma keni pru me dënime”/ I riu iu shkon policëve te tavolina dhe i kërcënon

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lokalin e Hib Petrol në Pejë, ku një qytetar, dyshohet se kërcënoi disa zyrtarë policorë që ndodheshin në një tavolinë të restorantit, duke ngrënë ushqim.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se policët u ballafaquan me të dyshuarin, i cili i shau, ofendoi e madje edhe i kërcënoi seriozisht.

Sipas informatave të para, ai iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalët “Pa jau q* nanën krejt Policisë s’merrni vesh, shpirtin n’fyt ma keni pru me dënime”, thotë burimi i Sinjalit. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka vazhduar me kërcënime, duke thënë se “krejt stacionin policor ka me çu n’ajër, do t’ju kalli për s’gjalli”.

Policët që janë përballur me të dyshuarin e kanë vënë të njëjtin nën kontroll dhe më pas e kanë arrestuar e shoqëruar në stacion policor, ku edhe aty ka shkaktuar telashe.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

Lexo edhe:  Sizmologu Mustafa: Mos bëni panik, në Kosovë s’kishte tërmet