Mërgimtari eskalon, ia merr dokumentet gruas posa arrijnë në Merdar – denoncohet për dhunë

Numri i rasteve të dhunës në familjet kosovare është në rritje çdo ditë e më shumë. Jo rrallëherë ndodh që në Polici të denoncohen edhe problemet mes çifteve nga diaspora, të cilët i zë sherri posa arrijnë në Kosovë. Kështu ka ndodhur edhe me dy mërgimtarë para disa javësh, por që rasti u denoncua tek gjatë ditës së sotme në Polici.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktimë është një grua e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Në dëshminë e saj të dhënë në Polici thuhet se ngjarja ka ndodhur duke ardhur në Kosovë nga Gjermania. Sherri kishte plasu në Merdar, ku burri po dyshohet se ia kishte marrë gruas të gjitha dokumentet.

Para hetuesve policorë, mërgimtarja ka rrëfyer edhe dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti në Gjermani, ku edhe atje e kishte raportuar në organet përkatëse.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje për ta kapur të dyshuarin, por i njëjti nuk është gjetur, pasi dyshohet se ndodhet në Shqipëri. Burimet thonë se ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për dhunë në familje.

Lexo edhe:  Rrahen 4 persona në veri të Mitrovicës, bëhen për spital - njërit i thyhet hunda