Arrestohet një serb, dyshohet se vrau tre burra civil gjatë luftës në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një serb në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer krime të luftës në Mitrovicë.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tre burra civilë shqiptarë.

“Njësiti relevant i policisë për hetimin e krimeve të luftës në Mitrovicë, ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur. I dyshuari gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tri viktima civile meshkuj shqiptarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete 58-vjeçari në Malishevë, mjeku konstaton vdekjen e tij