Lajm i hidhur: Vdes ish drejtori i kombinatit Trepça dhe kryesuesi i bordit të AKP-së

Ka vdekur ish drejtori i ndërmarrjes Trepça dhe eksperti i minierave, Nazmi Mikullovci

I ndjeri së fundmi ishte pjesë e bordit të AKP-së ndërsa veprimtarin e tij politike e kishte vazhduar me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Jepi zë.

Nga viti 1965 gjer më 1990 kishte punuar në Trepçë, nga ku është larguar gjatë kohës së masave të dhunshme.

Në vitin 1991 themeloi shtypshkronjën e parë në Kosovë e cila posedonte makina Flexo Print dhe udhëhoqi kompaninë deri në vitin 1999. Pas çlirimit, më saktë nga viti 2001 gjerë më vitin 2008 ka qenë në pozitën e Drejtuesit në Trepçë, shkruan Jepi zë

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjaët e të ndjerit përmes një postimi.

Postimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Të nderuar familjarë dhe miq.

Ju njoftojmë që sot, me datë 3 Mars 2023, e Premte, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Bashkëshorti, Baba, Vëllau, Gjyshi, Nazmi Ramadan Mikullovci.

Varrimi bëhet sot (e Xhuma) në ora 12:00, më 03.03.2023, në varezat e Prishtinës në Dragodan.

Me respekt,
Familja Mikullovci

Lexo edhe:  Arrestohet ushtari i FSK-së në Suharekë, pasi gjuajti me armë pas rrahjes me baballakun