Sulmohet fizikisht një person afër kishës në Zveçan, Policia intervenon në vendin e ngjarjes

Të shtunën në mbremje, në afërsi të një kishe në Zveçan, një person ka qenë cak i një sulmi fizik nga një grup prej disa personave.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa për rastin tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për një 53-vjeçar, i cili u rrah nga tre persona, për motive akoma të panjohura.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të kishës, ku edhe jeton viktima – i cili kërkoi ndihmën e Policisë pasi u sulmua nga të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse policore, teksa 53-vjeçari ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur.

Sipas dëshmisë së tij, i njëjti nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar, pasi ka deklaruar së nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve

Lexo edhe:  E tmerrshme në Pejë: Vjehrri ngacmon seksualisht nusen, e puth dhe e prek me zor në pjesët intime