Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2023 dhe ditëve në vazhdim të 2024

Sot parashihet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita stabile, me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell.

Mjegulla do të jetë prezente sidomos në lugina dhe ultësira dhe mund të qëndrojë edhe gjatë ditës në disa zona.

Temperatura minimale do të ulet deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 9 gradë Celsius. Në zonat me mjegull do të jetë dukshëm më ftohtë edhe gjatë dites.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë në zonat dhe në zona me mjegull dhe ngrica të dobëta. Dita kryesisht stabil, me shtim gradual të vranësirave. Në mbrëmje vonë disa riga shiu mund të ndodhin në disa zona të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mëngjesin e 1 Janarit reshje lokale shiu priten në disa zona.

Vranësirat nga Shqipëria dhe Mali i Zi gradualisht do të kalojnë edhe në Kosovë ditën e parë të Janarit 2024 e riga shiu priten në mbrëmje dhe të martën, ndërsa fjolla bore vetëm në zonat më të larta malore.

Riga shiu të hënën priten në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës riga shiu priten tek ditën e dytë të Janarit.

Nga e mërkura na pret mot me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Do të vazhdojnë temperatura të larta për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi, ndërkaq nganjëherë priten edhe riga e rrebeshe lokale shiu.

Lexo edhe:  Kurti përplaset ashpër me gazetarët serbë në Berlin

Intensifikim të reshjeve të shiut presim rreth datës 7 Janar kur eventualisht mund të kemi edhe reshje bore pas kalimit të ciklonit në lindje të Kontinentit./MeteoBallkan