Lajm i hidhur: Ka vdekur veprimtari dhe zanatliu i njohur si gurgdhendës nga Mitrovica

Familja Bajrami ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Ka ndërruar jetë veprimtari dhe gurgdhendësi i njohur Naser Bajrami nga Shupkovci i Mitrovicës, shkruan Jepi zë

Naseri ishe një njeri i përkushtuar ndaj atdheut dhe vlerave të tij, gjatë periudhës së luftës ai u kthye nga mërgimi, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm.

Pas perfundimit të luftës punoi si gurëgdhendës në Shupkovc. Me ndihmën dhe vullnetin e tij, shumë familje u ndihmuan dhe u rindërtuan pas pasojave të luftës.

Përtej kontributit të tij të jashtëzakonshëm në komunitetin e tij, Naseri mbetet i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që e njihnin.

Familjarët për “Jepi zë” kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 31.12.2023, në varrezat e Shupkovcit, me ikindi.

Lexo edhe:  Vrasja në “Kobra City”, axha i viktimës: Nipi u qëllua brenda veturës nga prapa, vdiq në vend