Atentat me 9 plumba, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit në Ekuador

Shqiptari Arjan Rizaj është ekzekutuar me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 20:30.

Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.

Shqiptari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjan Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.

Qytetarët që kanë vëzhguar ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar, të tjerët i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë, e kanë zbritur nga makina dhe e kanë dërguar në një tjetër qendër shëndetësore kur ndërroi jetë pas disa minutash.

Lexo edhe:  Vatovci : Nëse më qesh mua, është si të qeshës me zotin