Ngjarje tragjike: Vritet një 52-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se u ther për vdekje nga dhëndri i tij

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një person dyshohet se ka therur për vdekje vjehrrin e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital dhe i njëjti s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Ali Kosova, 52-vjeçar.

Kosova u dërgua në gjendje te rëndë në QKUK, ku humbi jetën.

Të njëjtat burime njoftuan se i dyshuar është dhëndri i viktimës.

Lexo edhe:  Ky është hajni që kreu vjedhje në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë