Detaje nga vrasja e rëndë: Gruaja u godit me plumb në kokë nga hajnat

Një vrasje e rëndë e cila ka ndodhur sot në orët e vona në Prishtinë ka tronditur vendin.

Gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli është personi që është qëlluar me armë zjarri nga hajnat dhe ka mbetur e vdekur.

Lajmi.net ka mësuar detaje se si ka ardhur deri te vrasja.

Hajnat mësohet se i kanë dalë në pritë veturës së tij në të cilën ai gjendej me familje. Murseli më pas ka dalë nga vetura për t’u konfrontuar me ta.

Në ikje e sipër hajnat kanë gjuajtuar me armë zjarri dhe e kanë goditur në kokë bashkëshorten e Murselit, e cila gjendej në veturë. Me këtë rast e njëjta edhe ka ndërruar jetë.

Hajnat po ashtu kanë marrë disa gjëra me vlerë.

Lexo edhe:  Konflikti për borxh mes familjeve Ejupi dhe Qeriqi në Lipjan, ndalohet për 48 orë njëri nga të dyshuarit