Protesta e thirrur sot është e dyshimtë dhe është thirrur nga profile false : Qytetarët apelohen të mos marrin pjesë

Një protestë e thirrur sot po dyshihet se prapa saj janë verë serbët, mirëpo fatmirësisht nga askush nuk po përkrahet.

Policia e Kosovës ka bërë apel te qytetarët e vendit që të shpërfillin thirrjet nëpër rrjete sociale për organizim të protestave

Përmes një komunikate për media, Policia thotë se nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës. Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm”, thuhet në komunikatë

Lexo edhe:  Njësia e Reagimit të Shpejtë e kap prishtinasin me armë në brez, i dyshuari shoqërohet në stacion