14-vjeçarja nga Podujeva ik nga shtëpia dhe shkon të bashkëjetojë me të dashurin e saj, vëllai njofton Policinë

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave rritur, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Kaçybeg të Podujevës, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vëllai i 14-vjeçares ka raportuar rastin në organet e hetuesisë, ku ka deklaruar se dyshon që e mitura ka shkuar për të bashkëjetuar me të dashurin e saj në Vushtrri.

Gjatë ditës së djeshme, e mitura është kthyer në shtëpinë e saj dhe më pas në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe e njëjta është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të intervistohet i dyshuari.

Lexo edhe:  Bën ‘kërdi’ 64 vjeçari në Junik, vjedh shumë të madhe të pareve e stolive të arit