Përleshja mes nxënësve në Deçan, bie në pranga i mituri që po dyshohet për vrasje në tentativë

Gazeta Sinjali në fillim të muajit maj ka raportuar për një përleshje mes disa nxënësve që kishte ndodhur në rrugën ‘Haki Povataj’ në Deçan, ku si pasojë njëri nga ta kishte mbetur i therur me thikë. Dy nga të dyshuarit ishin intervistuar ditën kritike nga organet e hetuesisë, ndërsa njëri nga ta ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pas veprimeve hetimore të ndërmarra, i mituri është arritur që të arrestohet gjatë ditës së djeshme.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku  ka dhënë dëshminë e tij në prezencë të prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit, rasti është rikualifikuar nga ‘Lëndim i lehtë trupor’ në ‘Vrasje në tentativë’ dhe i mituri është dërguar në mbajtje. Brenda afatit ligjor, pritet që Prokuroria të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Lexo edhe:  Huliganët serbë vajtojnë terroristin e vrarë në Banjskë