Vesa ‘thumbon‘ çiftin Heidi-Romeo, edhe pse një ditë më parë i uroi dasmën

Dasma e çiftit Heidi-Romeo ka sjellë një sërë reagimesh si brenda shtëpisë së ‘BBV3’ por edhe jashtë saj.

Reagime pozitive por dhe negative ku shumë kanë hedhur dyshimet e tyre se gjithçka që çifti po bën është totalisht një lojë.

Ish-banorja e këtij formati, Vesa Smolica, pasi doli nga shtëpia e ‘BBV’ deklaroi se lidhjen mes çiftit nuk e sheh të vërtetë, megjithatë natën e dasmës ajo bëri një urim për çiftin.

Por siç duket pak orë më parë ajo ka thumbuar çiftin ku nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ thotë: “Nuk duhet gjithmonë të tregoni anën e historisë, por koha do ta bëjë atë…” Për çfarë e ka fjalën vallë Vesa?

Lexo edhe:  “Pa hangër e pa pi, ka humb shumë peshë”, i zhdukuri prej 11 ditësh në Skenderaj, gjendet në gjendje të rëndë