Ky është personi që dyshohet se dëmtoi varrezat në Lubeniq të Pejës, dërgohet në mbajtje

Personat që pa autorizim dëmtojnë, shkatërrojnë apo përdhosin varrin apo ndonjë vendvarrim tjetër, kryejnë vepër penale dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit. Për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Lubeniq të Pejës, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi i dyshuar është Egzon Ukshinaj, 34-vjeçar, i cili është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, Ukshinaj dyshohet se ka dëmtuar nëntë varreza, një prej të cilave i ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sinjali mëson se i riu këto veprime i ka bërë duke hedhur gurë në drejtim të varrezave.

Ukshinaj është intervistuar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ai do të hetohet për kryerjen e veprës penale ‘Dëmtim i varrezave’.

Lexo edhe:  KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë