Varësia nga droga: Policia kap në flagrancë 30-vjeçarin në Prishtinë, i gjejnë marihuanë dhe kokainë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te shoferi 30-vjeçar, pas kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur disa qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë, si dhe një sasi të kokainës, që dyshohet se e ka pasur për konsum personal.

Pas përfundimit të kontrollit policor, qeset me drogë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuarit është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Lexo edhe:  Puthi nxënësen në buzë, mësimdhënësi nga Deçani dënohet me 15 vjet burgim dhe ndalim të përjetshëm të profesionit