Ndalohet një serb në Bërnjak, policia i gjeti uniformë ushtarake e gjëra tjera që nxisin përçarje

Policia e Kosovës ka ndaluar një serb dje në pikën kufitare Bërnjak.

Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur disa gjëra që nxisin përçarje, e po ashtu edhe një uniformë ushtarake.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Lexo edhe:  “Do të na mungosh shumë…”, postimi prekës i miqve të 26-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Ferizaj