Plas sherri në një familjen, vjehrri e rrah nusen për një akullore: Më kapi për fyti

Rastet e dhunës në familjet kosovare janë në rritje çdo ditë e më shumë.

Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në një familje në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një grua e cila e ka denoncuar në Polici babain e bashkëshortit, vjehrrin e saj.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehrri i saj ka ushtruar dhunë psikike e fizike, duke e kapur për fyti, me ç’rast i ka shkaktuar frikë e shqetësim të madh. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një akullore që i dyshuari ia kishte blerë nipit dhe aty kishte plasur sherri me nusen.

Për pasojë, ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke e raportuar të dyshuarin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.

Si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për dhunë në familje, kurse gruaja është kthyer sërish në shtëpinë e tyre.

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë: Një person i plagosur