Drenicasi ia tregon armën një nxënëse në autobus, ajo denoncon në stacionin policor në Skënderaj

Një person i mitur nga Skenderaj ka përfunduar dje në stacion policor, për shkak se u denoncua nga një bashkëmoshatare e tij, e cila deklaroi se u kërcënua me armë zjarri nga 17-vjeçari, raporton Gazeta Sinjali

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës së mesme teknike dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa ata po udhëtonin me autobusin i cili i dërgon në fshatin Qirez.

Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari brenda autobusit ia ka ekspozuar armën  duke i thënë ta shohë se çfarë ka me vete nën xhaketën që po mbante veshur.

E frikësuar nga e gjithë kjo, 17-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë rastin.

Lexo edhe:  Mungesë e rrymës në këto vende