Pamje nga vendi i ngjarjes: Bie një lis në rrugë, lëndohet një person dhe dëmtohen dy vetura në Gjakovë

Një person ka pësuar lëndime trupore dhe dy vetura janë dëmtuar si pasojë e rënies së një lisi, sot në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se lëndimet që ka pësuar qytetari janë të lehta.

“Rreth orës 17:50 një lis është rrëzuar në rrugën “Beqir Kastrati” me ç’rast dy automjete kanë pësuar dëme materiale, ndërsa një person është dërguar në emergjencë e qytetit edhe përkundër faktit se nuk ka pasur lëndime të dukshme.  Aktualisht është duke u bërë përpjekje për pastrimin e rrugës”, tha Elezaj.

 

Lexo edhe:  Lëviz çmimi i naftës, por nuk ndryshon i benzinës