Në Kosovë zbulohet një insekt i rrallë, publikohet në revistat ndërkombëtare

Në Kosovë është zbuluar një insekt i rrallë, ndërsa është publikuar në revistat prestigjioze ndërkombëtare

“Potamophylax humoinsapiens Ibrahimi & Bilalli” është lloj i ri për shkencën i zbuluar në Kosovë, është gjetur në lumin Lepenc në Parkun Kombëtar Mali Sharr.

Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja për shkencën. Pjesë e ekipit hulumtues ku është përshkuar ky lloj është edhe profesori nga Universiteti “Haxhi Zeka” Prof.ass.dr. Astrit Bilalli.

Emërtimi i llojit P. humoinsapiens është bërë nga dy fjalë latine: ‘humo’ që në shqip do të thotë ‘të mbulosh me dhe, të varrosësh’ dhe ‘insapiens’ që do të thotë ‘i pamatur, i pamençur’ dhe i referohet trajtimit të pamatur të habitateve ku është gjetur lloji i ri.

Ky lloj i takon një rendi të vogël të insekteve ujore, që janë të ndjeshme në ndotjen dhe degradimin e ekosistemeve ujore. Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë.

Linku i punimi: https://bdj.pensoft.net/article/97969/

Lexo edhe:  Nëse i shihni këta persona, lajmëroni Policinë - mësohet për çfarë po kërkohen