E rëndë: Gjendet i vdekur 62 vjeçari në veturën e tij në parkingun e QKUK-së

Sot u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur sot në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, teksa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Muhamet Berishën, i cili u gjet i vdekur nga motra e tij, në veturën që e kishte të parkuar në parking. Vdekjen e tij e konstatuan mjekët që dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin u njoftua edhe Policia.


Sinjali mëson se trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Lexo edhe:  Shteti fqinj me Kosovën ndalon eksportin e grurit, miellit, drurit e peletit