Mërgimtarët presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë, kolona të gjata te “Dheu i Bardhë”

Kolona të gjata deri në 4 mijë metra janë krijuar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kësisoj mërgimtarët po detyrohen të presin deri në pesë orë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 12:08, kolona tashmë kanë filluar të krijohen edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë.

Në pikën kufitare Muçibabë, kolonat arrijnë deri 500 metra.

Vendkalimet tjera raportohet të jenë të lira për qarkullim.

Lexo edhe:  Hoxha Cenë Bala nga Mitrovica dje shkoi në Cerajë ta falë Bajramin me plis në kokë