Syla tregon për momentet pas sulmit: Familja po shqetësohet

Gazetari Valon Syla, i cili mbrëmë u sulmua nga disa persona, ka treguar për ngjarjen se si kishte ndodhur.

“Problemi kryesor me këtë rast është se pak a shumë jemi të mësuar me këso raste, ne si gazetar. Por problemi është me familje. Ata shqetësohen. Unë u thashë se jam duke shkuar në QKUK dhe pastaj raportoj edhe në polici. U thashë mos të befasohen me tekstet nëpër media sepse kisha hall se kjo plaga në kokë kishte gjakderdhje dhe këmisha ishte bërë po ashtu. Kush më shihte tronditej”, tregoi ai, në emisionin Pressing, në T7.

“U bëra gjak dhe u zhyta aq shumë sa që dikush mund të kishte menduar se kam pasur lëndim të rëndë sikur therje”, shtoi Syla.

Lexo edhe:  E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë