Shqetësuese: Copa e fasades bie mbi bankën e nxënësve

Gjendja e disa shkollave në Kosovë vazhdon të jetë e mjerueshme.

Derisa po mbahej mësim, një copë e fasadës nga tavani ka rënë në një klasë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara nga grupi Vrojtuesit e Lagjes, shihet se copa e fasadës ka rënë mbi banka.

“Gjendja e shkolles se gjimnazit: “Sami Frasheri”. Tavani (nje cope e fasades!) bie ne ore te mesimit”, thuhet në postim.

Lexo edhe:  Rojet e Radoiçiqit shihen ende në vilën e tij tek zona e Ujmanit