Një grua mbeti e lënduar, detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e eskortës së kryeministrit

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar mbrëmë rrugës për në Gjilan, sipas policisë aksidentin e ka shkaktuar nga pakujdesia një veturë civile.

Policia thotë se në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar një grua e cila ka pranuar trajtim mjekësor, por më pas është liruar.

Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU/Gjilan 11.12.2022, 18:37. ​Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë tek Menza, bëhen "kërrsh" dy vetura në mes të Prishtinës