Arrestohet personi që sulmoi gazetarin në Pejë  

Sot gjatë ditës është sulmuar gazetari i portalit lokal “Peja fokus”, gjatë raportimit të tyre në lidhje më një ngjarje.

Nga pamjet e publikuara prej këtij portali ka ngjallur shumë reagime në rrjet.

Ndërsa, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Kështu bëri të ditur, për IndeksOnline, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

““Është ndaluar personi për veprën penale “sulmi”, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, ka thënë Nikçi shkurt.

Lexo edhe:  ‘Hilltin’ e 800 eurove e shiti për 30, ky është i riu që dyshohet se vodhi në shtëpinë e xhaxhait të tij në Prizren