Mos dilni jashtë pa nevojë, sot temperaturat deri në 35 gradë

Ditën e premte pritet të jetë kulmi i kësaj vape afrikane, ku temepraturat mund të arrinë 32C e 34C, apo edhe 35C lokalisht, njofton Prishtina Weather.

Do të mbajë mot kryesisht me diell, megjithëse orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave, që edhe mund të çojnë deri tek zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me bubullimë.

Kalimi i një fronti të ftohtë ditën e shtunë, sjell përkeqësim të motit, ku priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë, që lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme, me reshje më të vrullshme shiu, por edhe breshëri.

Temperaturat zbresin brenda ditës, nga 26C në 20C. Të dielen mbeten vransira, e mundësi për ndonjë rrebesh shiu, e java vijuese fillon me mot më stabil, me më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale luhaten përreth 23C e 25C.

Lexo edhe:  Jasharaj: Nuk kam pështymë sa e meriton ta pështyj VV-në