“Lamtumirë kampion”, postimi prekës i trenerit të Trepçës ’89 për Erion Kajtazin
Vdekja e hershme e futbollistit të Trepçës ’89, Erion Kajtazi ka tronditur gjithë vendin.
Bashkëlojtarët e klubit dhe treneri i tij, Seid Onbashi i dhanë sot lamtumirën e fundit, shkruan Jepi zë.
“Lamtumire Eri. Lamtumire Kampion”, shkroi treneri i Kajtazit në Facebook.
Onbashi u shprehi dje ngushëllime familjarëve dhe bashkëlojtarëve përmes një postimi në llogarinë e tij.
Ai tha se Erioni do t’i mungojë shumë klubit.
Postimi i plotë:
Pse Eri me mashtrove sot ne mengjes u takum u nisem per loj me premtove qe do te shenosh edhe sot goll dhe do te festojna se bashku 😭
Allahu te meshiroft do te na mungosh Eri 😭😭
Ngushllime Familjes ,Bashklojtarve ,Trenerave dhe Klubit Trepca’89