15-shi do mbetet përgjithmonë i Erion Kajtazit, klubi do ta vendos në mur numrin e tij

Numri 15 që ylli mitrovicas, Erion Kajtazi e mbante në fanellën e tij do të mbetet përgjithmonë i 17-vjeçarit.

Klubi futbollistik Trepça ’89 pjesë e të cilës ishte Erioni, do ta vendos numrin e tij në mur, shkruan Jepi zë.

Kjo nënkupton që askush nuk mund ta vesh më këtë numër në kategorinë e seniorëve.

Ikja e hershme e Erionit ka tronditur klubin por edhe gjithë qytetin.

Ai vdiq dje pas një ataku kardiak teksa po luante në ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89.

Lexo edhe:  Burri nga Kaçaniku bie në prangat e Policisë, po i mundësonte një gruaje që të kryejë seks për para