“Lamtumirë kampion”, postimi prekës i trenerit të Trepçës ’89 për Erion Kajtazin

Vdekja e hershme e futbollistit të Trepçës ’89, Erion Kajtazi ka tronditur gjithë vendin.

Bashkëlojtarët e klubit dhe treneri i tij, Seid Onbashi i dhanë sot lamtumirën e fundit, shkruan Jepi zë.

“Lamtumire Eri. Lamtumire Kampion”, shkroi treneri i Kajtazit në Facebook.

Onbashi u shprehi dje ngushëllime familjarëve dhe bashkëlojtarëve përmes një postimi në llogarinë e tij.

Ai tha se Erioni do t’i mungojë shumë klubit.

Postimi i plotë:

Pse Eri me mashtrove sot ne mengjes u takum u nisem per loj me premtove qe do te shenosh edhe sot goll dhe do te festojna se bashku 😭

Allahu te meshiroft do te na mungosh Eri 😭😭
Ngushllime Familjes ,Bashklojtarve ,Trenerave dhe Klubit Trepca’89

Lexo edhe:  Shoferi i dehur në Rahovec gjobitet dhe mbetet pa patentë shofer, kërcënon Policinë