Familjes nga Obiliqi ia vjedhin lopët në vlerë të 4 mijë eurove

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Raste të tilla ka pasur shumë javët e fundit, teksa së fundmi cak i hajnave ishte një stallë në fshatin Siboc të Obiliqit.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të pronarit, i cili e njoftoi Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave sillet rreth 4 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer mbrëmë gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ka qenë në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohen dhe kapen personi apo personat e përfshirë në rast, raporton Sinjali.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë” dhe të sigurohen prova në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Mërgim Lushtaku i gjuajti me ujë Albin Kurtin e Bisnik Bislimin