Çifti e shfrytëzon karrocën e fëmijës për të vjedhur gjësende ushqimore në një market në Prishtinë

Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një market në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet që ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit shihet një çift, që shfrytëzon karrocën e fëmijës për të mbushur me gjësende ushqimore, të cilat i vjedhin,

Pasi vjedhin disa produkte të caktuara, ata largohen ndaras nga marketi, fillimisht burri e më pas gruaja bashkë me karrocën.

Lexo edhe:  Kërkohet paraburgim për zyrtarin e arrestuar ferizajas që regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret