Babai i Naim Murselit shihet me dy nipërit që mbetën pa nënë

Babai i Naim Murselit, Shabani është parë sot në Prishtinë me dy fëmijet e mitur të Naimit dhe të së ndjerës Liridona.

IndeksOnline ka siguruar pamje ku shihet Shabani i shoqëruar nga një grua dhe fëmijët.

Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se bashkë më fëmijët ishin te Ambasada suedeze në Prishtinë.

“Gjithçka do të rregullohet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, kishte thënë ditë më parë se fëmijët po qëndrojnë te familja e Naimit dhe ende nuk e dinë për vdekjen e nënës së tyre.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës, ka caktuar masën e paraburgimit nga 1 muaj, për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murselin.

Lexo edhe:  Nesër në protestën para Qeverisë merr pjesë edhe FAST, njësiti më kredibil i Policisë së Kosovës