Policia arreston mitrovicasin pasi nuk lejoi gruan dhe fëmijët të futen në shtëpi

Është arrestuar një burrë në Mitrovicën e Jugut, pasi gruaja e tij ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ai ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët të hyjnë brenda.

I arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë.

Lexo edhe:  Zbulohet projekti për bazën e NATO-s në Durrës