Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

Grabitje e armatosur ka ndodhur në një market në Ferizaj.

Punëtorja e marketit ka raportuar në polici se një person i maskuar ia ka marrë paratë nga arka dhe është larguar.

“Ankuesja femër kosovare , punëtore në një market ka njoftuar  se një person i pa njohur i maskuar dhe  më një armë në dorë i ka kërkuar që ti japë të  gjitha  paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  “Kurtit i thashë mos i ço Specialët – pajisjet e kriptovalutave në Veri hanin rrymë sa një qytet i vogël”