Iu përkeqësua gjendja gjersa ishte duke prerë një kafshë, vdes një person

Ka vdekur një person në Gjilan, ku të njëjtit i është përkeqësuar gjendja teksa ishte duke e prerë një kafshë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit  trupi  i pajetë është dërguar në IML  për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar deri sa  ishte duke prerë një  kafshë iu kishte keqësuar  gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku  kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit  trupi  i pajetë është dërguar në IML  për obduksion”, thuhet në raportin e policisë

 

Lexo edhe:  Rrahje mes dy të rinjve në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes