E dhimbshme: Vdes në spital e moshuara që u lëndua nga shpërthimi i sistemit të ngrohjes në Lipjan

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur mëngjesin e 6 shtatorit në fshatin Leletiq të Lipjanit, ku si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes dy të moshuar kishin marrë lëndime serioze. Dy viktimat ishin dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së bëjnë me dije se e moshuara që po trajtohej në repartin e Mjekimit Intensiv, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Sinjali mëson se viktima është Hilda Gaisbaver, 78-vjeçare.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës