Detaje: Njëri nga të arrestuarit për rrëmbim kishte kryer marrëdhënie me 32-vjeçarin – i kërkonin 3 mijë euro

Sot u raportua për një skenë rrëmbimi si në filma ka ndodhur mbrëmjen e së premtes e që nisi te një pompë në Fushë Kosovë, vazhdoi për në një motel dhe përfundoi në një lokacion në Malishevë.

Tre persona po dyshohen se rrëmbyen një 32-vjeçar, i kërkuan para dhe e rrahën.

Gazeta Sinjali publikoi identitetin e të dyshuarve dhe ka mësuar detaje të reja lidhur me këtë rast.

Tre burrat që po dyshohen se e planifikuan rrëmbimin e viktimës tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar se tre personat që u arrëstuan për këtë rast janë Flaktrim Kadriaj (25-vjeçar), Labinot Morina (26-vjeçar) dhe Granit Kadriaj (22-vjeçar).

Në bazë të informacioneve që ka Gazeta Sinjali, gjithçka nisi me një takim që viktima e kishte planifikuar me të dyshuarin Flaktrim, me të cilin dyshohet se paraprakisht kanë pasur raport më të afërt dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Palët kishin lënë një tjetër takim për diten e djeshme, por që te vendtakimi viktimës i shkoi njëri nga të dyshuarit e tjerë, me të cilin morën rrugën te një motel në Fushë Kosovë.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ndonëse i dyshuari u shfaq i vetëm para viktimës, bashkë me të, të fshehur në bagazhin e veturës ka qenë edhe Flakrim Kadriaj dhe i dyshuari tjetër.

Në motelin ku e dërguan viktimën dyshohet se plasi sherri, pasi 32-vjeçari u përballë me kërcënime nga të dyshuarit, që i kërkuan para, në vlerë të rreth 3 mijë eurove. Plani i të dyshuarve siç duket dështoi për përfitumin e parave dhe te njëjtit e morën viktimën dhe e çuan në një lokacion tjetër.

Siç mësohet  grupi i të dyshuarve e dërguan të riun diku në Malishevë, ku dyshohet se i shkaktuan lëndime trupore nga goditjet dhe më pas e kthyen sërish në Fushë Kosovë.

Lexo edhe:  Tmerr në Bon Vivant, plagosen 7 persona

Viktima ka dhënë të gjitha detajet në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë, ky ka rrëfyer për atë që i ndodhi.

Pas raportimit të rastit, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e të dyshuarve.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin dhe kanë dhënë versionet e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë dhe brenda kesaj periudhe pritet të ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.