Pasi Kosova e ndaloi dinarin, serbët po “hakmerren” ndaj kosovarëve me RKS: S’po mund të paguajmë autostradën me euro

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që nga 1 shkurti të mos lejohet asnjë valutë tjetër përpos euros.

Vendimi u mor për të ndalur qarkullimin e dinarit tek serbët e Kosovës, të cilët ende e përdorin atë si valutë.

E pas këtij vendimi, serbët si duket kanë zgjedhur të “hakmerren”. Siç tregon një kosovar për “Jepi zë”, veturave me RKS nuk po u pranohen eurot.

Ai ka kaluar sonte nëpër Serbi dhe nuk i janë pranuar eurot meqë ishte me targa KS, ndërkaq vëllait të tij me targa gjermane thotë se po.

“Një ankesë: në Serbi nuk po naj marrin euro për pagesa në autostradë si po na shohim me tabela RKS. Vëllau me tabela të Gjermanisë përpara e pagujti me euro, mu nuk mi marrke, veç me Dinar thojke”, ka thënë dëshmitari për “Jepi zë”.

Lexo edhe:  Zbulohen detaje tjera shokuese pas vrasjes së Hamide Magashit: Porsa ta lindte fëmiun duhej ta dorëzonte