Nga Skënderaji në Washington D.C, e reja kosovare merr titullin master në universitetin prestigjioz

Nuk janë të pakta storjet e suksesit të studentëve shqiptarë nëpër botë.

E reja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skënderajit, pas përfundimit të studimëve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e Universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Mastër në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C.

Studimet e saj u mbështetën nga fondacioni Fulbrajt dhe Ambasada Amerikane.

Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve, Erblina u shpërblye me diplomë masteri.

Lexo edhe:  Rama i kundërpërgjigjet kritikuesve me një video: S’po na nxajnë sheshet