Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, në kuadër të vizitës së Guvernatorës së Iowa-s.

Gjeneral Jashari priti në takim Gjeneralin Osborn ku e falënderoi për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që nga marrja e detyrës si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Tutje gjatë takimit gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë UF “Defender Europe 23”, bashkëpunimin në fusha tjera dhe thellimin e bashkëpunimit mes GK Iowa dhe FSK, ku edhe u pajtuan që të fillohet me planifikim për Planin Dinamik GK Iowa-FSK 2024-2025.

Lexo edhe:  Gjendet e vdekur një serbe në Ferizaj, Policia nis hetimet